Futboll

Tjetër proces për Juventusin: Shkeli kodin sportiv me manovrën e pagave!

Gazeta Si – Përveç audiencës së trupës federale të Apelit të Federatës Italiane të Futbollit, që të hënën duhet të rimodulojë penalizimin për çështjen e plusvalencave, vjen edhe një proces sportiv për Juventusin. Sipas ANSA-s, Prokuroria e federatës ka hedhur poshtë klubin bardhezi për të ashtuquajturën manovra e pagave.

Juventusi akuzohet për shkeljen e nenit 4.1, që ka të bëjë me drejtësinë sportive. Procedimi është parashikuar për në qershor. Juventusi akuzohet për përgjegjësi direkte dhe objektive “për aktet dhe sjelljen e drejtuesve të vet”.

Ish-presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, dhe stafi i tij. Gazeta Si, 19 maj 2023

Bëhet fjalë për Andrea Anjelin (në atë kohë president i këshillit administrativ), Pavel Nedved (zëvendëspresident), Fabio Paratiçi, Federiko Kerubini, Xhovani Mana, Paolo Morganti dhe Stefano Braghin. Të gjithë kanë shkelur nenin 4 të kodit të drejtësisë sportive në lidhje me 4 fije të ndryshme të hetimit. Manovra e pagave 2019-20, ajo e sezonit pasardhës, agjentët dhe raportetet e partnershipit me klubet e tjera.

Prokuroria e federatës ka një material prej 72 faqesh dhe ka ridërguar Juventusin dhe ish-drejtuesit e tij në gjykatën federale kombëtare. Përveç manovrës së pagave për dy sezone dhe raportit me agjentët, janë edhe partnershipi “për akorde konfidenciale” me 6 klube. Bëhet fjalë për Sampdorian, Atalantën, Sasuolon, Udinezen, Bolonjën dhe Kaljarin.

Sipas Prokurorisë së federatës, Juventusi ka nënshkruar me lojtarë pa depozituar kontratat në Ligë, ose duke depozituar kontrata të ndryshme nga ato reale. Pozicionet e 6 klubeve do të vlerësohen gjatë hetimeve që janë ende duke u kryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë