Kombetarja

Tjetër miqësore për kuqezinjtë, me Arabinë Saudite në Abu Dabi

Gazeta Si – Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite. Lajmi bëhet i dituar nga FSHF-, që saktëson se kjo ndeshje do të zhvillohet më 26 tetor 2022, në Abu Dabi. Ora dhe stadiumi mbetet të konfirmohen në një moment tjetër.

Njoftimi i FSHF-se per miqesoren me Arabine Saudite. Gazeta Si, 14 shtator 2022

Për kuqezinjtë do të jetë hera e parë që ndeshen me Arabinë Saudite. Para fillimit të Botërorit të Katarit, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera, njëra prej tyre me Italinë në ‘Air Albania’ dhe një tjetër me Kosovën, ndoshta në Gjermani ose Zvicër.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Edi Reja luan në fund të muajit dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Më 24 shtator është transferta me Izraelin dhe më 27 shtator ndeshja me Islandën në ‘Air Albania’.

Në dy ndeshjet e para Shqipëria ka marrë vetëm një pikë, pas barazimit në Isalndë, ndërsa nga Izraeli është mundur në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë