Vijon të përkeqësohet situata në kombëtaren shqiptare tëfutbollit në prag të ndeshjeve me Skocinë dhe Uellsin. Pas Loret Sadikut, Balliut dhe Ramadanit që nuk do të jenë në dispozicion të Panuçit për këtë dy ndeshje, një tjetër lojtar ka lënë grumbullimin mëngjesin e kësaj të hëne. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor, Emir Lenjani. Ky i fundit kanë qenë i dëmtuar dhe në stërvitjen e së hënës ka punuar me regjim të diferencuar. Bashkë Grezdën, Lenjani nuk ka punuar bashkë me grupin, por ndryshe nga sulmuesi gjakovar nuk ia ka dalë dhe është shkëputur nga grumbullimi për të t’u nisur drejt Zvicrës.
Nga grumbullimi i ekipit kuqezi është larguar ditën e sotme edhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha. Ende nuk është bërë me dije se kush do e zëvendësojë Hoxhën, që më herët është dubluar nga portieri i “shpresave” Gentian Selmani.

Kështu trajneri Kristian Panuçi do të ketë një mbrojtës mëpak në dispozicion për këto dy sfida dhe pritet që të jetë reparti më problematik.Ndërtimi i repartit të mbrojtjes kthehet në një sfidë të vërtetë për trajnerinkuqezi, Panuçi. Për ndeshjen e fundit të Uefa Nations League do të mungojnë përshkak pezullimi me kartonë Elseid Hysaj dhe Migjen Basha. Do mbetet për t’u parënë orët në vijim nëse Lenjani do të zëvendësohet nga ndonjë mbrojtës tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




