Kosova

Tjetër incident në Shkup/ Ngatërrohet flamuri i Kosovës gjatë konferencës Kurti-Mickoski (video)

Nga Gazeta 'SI' - Pas incidentit me presidenten Vjosa Osmani, jehona e të cilit zgjati me ditë, Shkupi për pak sa nuk ngjizi një tjetër.

Gjatë organizimit të konferenës për takimin e dy kryeministrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, flamuri i Kosovës ishte ngatërruar me atë të Bashkimit Europian.

Gabimi u rregullua në kohë, duke shmangur kështu një tjetër rrëmujë midis vendeve fqinje.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Pak ditë më parë, presidentja Osmani u përball me konfrontim fizik në aeroportin e Shkupit pasi një zyrtar maqedonas tentoi t’i merrte celularin.

VIDEO


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë