Gazeta Si – Një tjetër kallëzim është bërë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni. Sipas informacionit të policisë, kallëzimi është paraqitur nga një qytetar 66-vjeçar, banues në Lezhë, i cili ka deklaruar se Gjoni e ka vizituar në banesë dhe i ka kërkuar votën.
Për këtë ngjarje, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale.
Pas referimit të materialeve hetimore, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë ka nisur hetimet ndaj Gjin Gjonit, kandidat i Partisë Demokratike në këtë qytet.
“Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.
Kandidati për deputet Gjin Gjoni, u akuzua më herët edhe nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj, për një incident me armë në një lokal të Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.