Ka ndodhur

Tjetër ‘alarm’ në Fier, një çantë e dyshimtë e lënë pranë një lokali

Gazeta Si – Një çantë e dyshimtë ka alarmuar policinë në Fier dhe zona është rrethuar menjëherë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve. Bëhet fjalë për një çantë krahu, e cila është lënë në karrigen e një biznesi në lagjen “15 Tetori”.

Lokali është rrethuar me perimetër sigurie dhe në zonë ndodhen forca të shumta policie. Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.

Pritet që në vendngjarje të mbërrijnë forcat xheniere. Vetëm tre ditë më parë, një valixhe e lënë pa kujdes në një trotuar në lagjen “Apollonia” në Fier, rezultoi të ishte bosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë