Futboll

Titulli me më pak pikë në histori! Milani, Interi e Napoli mund të vendosin rekord

Gazeta Si - Tri skuadra mes 68 dhe 66 pikëve, 6 ndeshje para fundit (7 për Interin), titulli mund të jepet me numrin më të ulët të pikëve për të gjitha kohërat. Rekordi mbahet nga Interi i 2010-ës dhe Milani i 2011-ës, të dy me nga 82 pikë.

Askush nuk po arrin të bëjë shkëputjen. Milani ruan kreun, por nuk është zot i fatit të tij. Interi duket se ka rigjetur veten pas dy fitoreve radhazi dhe ka shanse të marrë vendin e parë, nëse fiton ndeshjen e prapambetur me Bolonjën. Nga treshja e kreut, Napoli dukej skuadra më në formë, ishte e vetmja me 3 fitore radhazi, por u thye në shtëpi nga Fiorentina.

Milani feston fitoren ndaj Romes. Gazeta Si, 11 prill 2022

Një situatë e hapur për çdo sekanr, që e bën garën argëtuese dhe njëkohësisht ngre edhe ndonjë pikëpyetje. E para ka të bëjë me kuotën e titullit, që mund të jetë më e ulëta e formatit aktual të Serisë A, me 20 skuadra dhe 3 pikë për fitoren. Këto parametra ekzistojnë që nga 2004-a, por 2 sezonet e para janë ndikuar nga vendimet e drejtësisë sportive për ‘Calciopoli’-n, që revokuan titullin e 2005-ës dhe i dhanë në tavolinë Interit titullin e 2006-ës.

Statistikat e 15 viteve të fudit flasin për Interin (2010) dhe Milanin (2011) të shpallur kampionë të Italisë me numrin më të ulët të pikëve: 24 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje, për një total prej 82 pikësh. Këtë sezon mund të mjaftojë edhe 1 pikë më pak. Nëse marrim në konsideratë skuadrën e Inzagit, që mund të grumbullojë më shumë pikë (87 nëse i fiton të gjitha), projeksioni mbi mestararen e pikëve të deritanishme është rreth 81. Një shifër e paprecedentë në historinë e viteve të fundit.

Interi feston golin e fitores ndaj Juventusit. Gazeta Si, 11 prill 2022

Napoli, që synon titullin pas 32 vitesh, vuan pasojat e 6 hubjeve të këtij sezoni, 5 nga të cilat në ‘Maradona’. Por në këtë sprint final ky tregues nuk ndikon. Juventusi i Mauricio Sarrit e mbylli në krye kampionatin me 83 pikë dhe me 7 humbje. Një sezon i veçantë, i shenjuar nga nisja e pandemisë. Juventusi në atë kohë barazoi më pak, vetëm 5 herë, pa qenë as sulmi më i mirë dhe as mbrojtja më e mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë