Numërimi mbrapsht ka filluar. Juventus përgatit si sfidën e Udine kundër Udinese ashtu dhe mundësinë e festës për titullin, duke patur mendjen edhe tek besëtytnia. Maurizio Sarri nuk dëshiron të ketë shpërqendrime, por titulli i tij i parë me bardhezinjtë është vërtetë një hap larg. Inter e Atalanta nuk trembin shumë e rastet për të mbyllur historinë 4 javë nga fundi janë.
Në një hipotezë me llogari se si dhe kur (duke vendosur fokusin të enjten) Juventus mund të arkivojë titullin e nëntë radhazi kampion, duke konsideruar se në përplasjet direkte bardhezinjtë janë në avantazh si ndaj Contes ashtu dhe kundër Gasperinit:
-Në rast të një fitoreje eventuale të Juventusit në Udine dheInter nuk e mund Fiorentinën, të besuarit e Maurizio Sarri do të shpallen fitues të titullit.
-Por, titulli mund të bëhet i Juventusit edhe nëse këto të fundit barazojnë kundër Udinese. Disfata e Interit dhe Atalantas i shpall automatikisht kampion bardhezinjtë, pasi distanca prej 11 pikësh i jep të drejtë. Pas ndeshjes së fundit në lojë mbesin edhe 9 pikë , numër i favorshëm për Juventusin që në kombinimet e lartpërmendura do të shpallet automatikisht kampion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




