Nga Gazeta ‘SI’- Një interes i lartë nga investitorët por një nevojë e ulët e qeverisë për para, ka ndikuar në dobësimin e tregut të letrave me vlerë.
Në një raport të Bankës së Shqipërisë, shpjegohet se yield-et e titujve si Bono apo Obligacione ranë edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, si pasojë e një ofertë të ulët nga qeveria. Në këtë drejtim, evidentohet edhe rritja e interesit të investitorëve të huaj për të investuar në tituj borxhi të qeverisë shqiptare në monedhë vendase, nxitur edhe nga përmirësimi i fundit i vlerësimeve të agjencive ndërkombëtare për kreditin sovran të vendit.

Yield-i i bonos 12-mujore këtë tremujor shënoi mesatarisht 2.75%, nga 2.85% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Ndërkohë, yield-et e obligacioneve shënuan një rënie prej mesatarisht 0.70 pikë përqindjeje nga vlerat e tremujorit të mëparshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.