Ka ndodhur

Tiranë, zbulohen rreth 4.000 vepra arti të dyshuara si të vjedhura (Video)

Gazeta Si – Rreth 4.000 vepra arti janë zbuluar nga policia në Tiranë të dyshuara si të vjedhura. Sipas policisë, veprat e artit janë zbuluar në një banesë në rrugën “Shyqyri Brati” në zonën e “Ali Demit”, ndërsa në pranga është vënë një 61-vjeçar me iniciale A.K.

Ai u arrestua edhe nëntë vite më parë në operacionin “Ikona”, së bashku me koleksionistin Gjergji Thimo, të akuzuar për vjedhjen dhe trafikimin e veprave të artit.

Objektet e trashëgimisë kulturore dyshohet se janë marrë apo vjedhur nga kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Objektet përfshijnë, pjesë ikonostasesh të vjetra kulti, me pjesë etnografike, të artit pamor, kulti liturgjike, libra të vjetër, kodikë, mobilje të vjetra dhe epitafe.

Tashmë 61-vjeçari, akuzohet për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë