Ka ndodhur

Tiranë, vetëvritet aksidentalisht me armë gjahu një 66-vjeçar

Gazeta Si – Një 66-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pasi dyshohet se qëlloi veten me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Misto Mame” në kryeqytet. Viktima është 66-vjeçari me iniciale K.Xh. Sipas policisë, 66-vjeçari dyshohet se u vetëplagos me çifte, por më pas ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.

Grupi hetimor i policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë