Ka ndodhur

Tiranë, tre djem dhunojnë 16-vjeçaren dhe tentojnë ta djegin me benzinë

Gazeta Si – Tre të rinj janë arrestuar me akuzën se dhunuan dhe tentuan t’i vënë flakën një vajze të mitur në Tiranë.

Ardit Çela, 25-vjeç bashkë me dy shokët e tij Enea Hoxhën dhe 17-vjeçarin D.M, dyshohet se jashtë një pallati ushtruan dhunë ndaj një 16-vjeçareje, e më pas tentuan ta dëmtojnë me benzinë.

Mësohet se 16-vjeçarja bashkëjetonte me Çelën dhe kanë pasur një konflikt me njëri-tjetrin për shkaqe xhelozie.

Pas kësaj, i riu e ka dhunuar vajzën dhe në bashkëpunim me dy shokët e tij ka tentuar ta digjte me benzinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë