Ngjarje

Tiranë/ Të skaduara dhe kontrabandë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore

Nga Gazeta Si- Mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore janë sekuestruar në Tiranë pas një operacioni të policisë.

Produktet mbaheshin në një magazinë në Tiranë, për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit digjital.

Sipas policisë, suplementet ishin të skaduara dhe të kontrabanduara.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e subjektit (nga Bosnja dhe Hercegovina), si dhe janë proceduar penalisht 2 punonjës, J. G., 30 vjeç dhe M. Ç., 26 vjeç.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare gjetën dhe sekuestruan mbi 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara, pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe pa atë të Ministrisë se Financave, si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë