Ka ndodhur

Tiranë, shtirej si i sëmurë dhe vidhte pacientët në QSUT

Gazeta Si – Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur në në urgjencën e QSUT-së.

Policia thotë se A.Gj., shtirej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.

Dyshohet, se A. Gj. është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një orë dore dhe një çakmak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë