Gazeta Si – Një 24-vjeçar nga Kruja që shpërndante kokainë, duke qarkulluar me taksi në Tiranë, është arrestuar këtë të mërkurë.
Policia thotë se pas finalizimit të operacionit “Taxi”, u arrestua K. T., 24 vjeç, banues në Krujë.
I riu, për të shmangur kontrollet nga policia lëvizte me taksi si pasagjer dhe gjatë operacionit u kap në rrugën “Asim Vokshi”.
Policia sekuestroi 900 gramë kokainë, ndërsa dyshohet se i riu e shpërndante drogën në zona të ndryshme të kokainës.
Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




