Nga Gazeta Si- Policia ka arrestuar administratorin dhe stomatologun e një klinike dentare pasi jepnin shërbime me preparate të skaduara.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 12 punonjës në klinikë.
Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e klinikës me administrator E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, policia gjeti dhe sekuestroi një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë administratori E. Z., 40 vjeç, dhe K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



