Ka ndodhur

Tiranë/ Qendra fizioterapeutike kthehet në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet 40-vjeçarja

Nga Gazeta Si- Një qendër fizioterapeutike e kthyer në një ‘fole prostitucioni’ është zbuluar në Tiranë.

Për pasojë është arrestuar një 40-vjeçare (pronarja e qendrës) dhe është proceduar një tjetër, e cila dyshohej se shfrytëzohej për prostitucion.

Në ambientet e qendrës fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të B. G., u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion 41-vjeçarja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë