Ka ndodhur

Tiranë, punonjësit vidhnin materiale ndërtimi në firmën ku punonin

Gazeta Si – Tre punonjës ndërtimi, H.M., 57 vjeç, A.C., 35 vjeç dhe N.L., 54-vjeç, janë arrestuar, pasi kanë vjedhur materiale në kantierin e firmës ku punonin.

Tre personat ishin të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën “Ali Demi”, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim,”Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë