Gazeta Si – Policia e Tiranës u ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes kur porosisin produkte online, të cilat janë me çmime të ulëta. Kjo pasi dyshohet se administratorët e këtyre profileve në Facebook nuk janë shtetas shqiptarë.
Sipas bluve, porosia nuk vjen në destinacion dhe përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë.
“Duke qenë se ka dyshime se në rastet kur përdoruesit e interesuar, vendosin të dhënat e tyre personale apo bankare, për të bërë porosinë për produktin e reklamuar, produkti nuk dërgohet në destinacion dhe të dhënat e paraqitura vendosen në posedimin e personave që kanë krijuar këto profile, ju këshillojmë që të siguroheni për autenticitetin e faqes apo të profileve që mund të shikoni, përpara se të kryeni porositë tuaja”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




