Gazeta Si – Një 42-vjeçar është plagosur me thikë këtë të hënë në Tiranë në rrethana të paqarta. Policia thotë se i plagosuri, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, u paraqit për ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-së.
Ai ka deklaruar në polici se në afërsi të spitaleve është goditur me mjet prerës në këmbë nga një person i paidentifikuar, i cili më pas është larguar në drejtim të paditur.
Policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.