Ka ndodhur

Tiranë, plagosen me thikë e sende të forta babë e bir, në kërkim autori

Një person ka plagosur dy fqinj të tij, babë e bir, pas një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë. 

Policia njofton se shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N., të cilët ndodhen në spital.

Autori është në kërkim nga policia.

“Rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë