Ka ndodhur

Tiranë, përfshihet nga zjarri një pallat 12-katësh te “Medreseja”

Një pallat i sapo ndërtuar është përfshirë nga flakët në mëngjesin e të mërkurës te “Medreseja”. Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë