Gazeta Si- Një utobus i linjës “Unaza e Re” është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje, teksa kalonte para godinës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Sipas policisë, rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, mjeti ka marrë flakë në lëvizje.
Tymi i shkaktuar si pasojë e flakëve, ka mbuluar zonën përreth duke krijuar ndotje për qytetarët. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vënë nën kontroll flakët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.