Ka ndodhur

Tiranë, oficeri i Gardës tenton të vetëvritet me armën e shërbimit në banesë

Gazeta Si- Një puonjës i Gardës së Republikës ka mbetur u plagosur, pasi ka tentuar të vetëvritet me armën e shërbimit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur këtë të martë në Qytetin Studenti, ku në banesën e tij, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç dhe punonjës i Gardës së Republikës, ka qëlluar veten me armë zjarri.

Ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur arsyet që e çuan atë në këtë akt ekstrem.

Policia thotë se po punon për të mbledhur informacione të plota mbi ngjarjen për të cilën ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë