Ka ndodhur

Kërcënoi se do të hidhej nga godina e Muzeut, policia e bind të zbresë

Nuk ka zgjatur shumë kërcënimi që një person ka bërë se do të hidhet nga lartësia në qendër të Tiranës. Një i ri hipi tek skelat e Muzeut Historik Kombëtar dhe tentoi të hidhej nga lartësia nëse nuk i firmoset një kontratë pune.

Ai kishte që prej mëngjesit që kishte hipur, ndërsa pas negociatave me shërbimet policore ka zbritur qetësisht.  

Thirrjet e tij se do të vetë-hidhej kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Tiranës. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.J., i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë