Ka ndodhur

Tiranë, nëna 37 vjeçare shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të lypur

Gazeta Si – Një 37-vjeçare me iniciale N.R., është konstatuar nga policia në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës në Tiranë, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Policia njofton se kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë