Ka ndodhur

Tiranë, merr flakë makina në ecje te mbikalimi i Rinasit

Gazeta Si - Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të enjteje gjatë lëvizjes te mbikalimi i Rinasit. Policia njofton se si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtuese shtetasen A. K., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë