Gazeta Si – Një 39-vjeçar, administrator i një “Call Center”-i u arrestua në Tiranë dhe ka 13 operatorë të kompanisë së tij janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Policia tha se u ka sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe mjete pune që përmbanin të dhëna të ndryshme.
Sipas policisë, R.L., administronte një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Themistokli Gërmenji”, të cilin e kishin përshtatur si “Call Center”.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë 13 operatorët gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.