Gazeta Si – Një 31-vjeçare u arrestua, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj, pasi dyshohet se kanë mashtruar një person nga Malësia e Madhe me premtimin se do e çonin në Kanada.
E reja me inicialet A.Ll., i ka marrë B.Gj., 49 vjeç shumën 10.000 euro, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim S. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



