Gazeta Si – Tre të mitur, që udhëtonin me dy monopatina në kryeqytet, janë përplasur nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Drejtuesi i automjetit, një 41-vjeçar u ndalua nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se automjeti po qarkullonte në korsinë e autobusit. Ndërsa tre të miturit janë transportuar për në spital, ku sipas burimeve raportohet të jenë në gjendje kritike për jetën.
“Rreth orës 10:30, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, shtetasi E.K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur. Si pasojë janë dëmtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”- thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.