Ka ndodhur

Tiranë, makina aksidenton për vdekje një 76-vjeçar me biçikletë

Gazeta Si – Një 76-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ në afërsi të Shkozës.

Mjeti i drejtuar nga G.M., ka përplasur 76-vjeçarin V.S., i cili ka qenë me biçikletë duke kaluar rrugën. Si pasojë e plagëve, i moshuari ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe. Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve nga përplasja për shkak edhe të moshës.

Ndërkohë shoferi i mjetit është shoqëruar në polici teksa kanë filluar edhe hetimet e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë