Ka ndodhur

Tiranë, makina aksidenton 4-vjeçarin te “Don Bosko”

Një fëmijë i mitur është përplasur nga një automjet mesditën e së mërkurës në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Don Bosko”.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin L.H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.S., 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë