Ka ndodhur

Tiranë, kapet në lokal me pistoletë dhe municion luftarak 37-vjeçari

Gazeta Si – Një 37-vjeçar me iniciale A.L., u arrestua në kuadër të operacionit “Befasia”, pasi mbante armë pa leje.

Policia ka ndërhyrë në një lokal në rrugën “Him Kolli” në Tiranë ku ai po qëndronte dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, 37-vjeçari u vu në pranga për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. 

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë