Ka ndodhur

Tiranë, kapet me 84 pako drogë në formë çokollate

Një 37-vjeçar me dy mbiemra, Florian Meti (Martaneshi) është arrestuar në banesën e tij në Tiranë, ku pas kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 84 pako kanabis në formë çokollate, me peshë 21 kg e 35 gram.

Në kuadër të operacionit “Camel” i cili ka marrë emrin për shkak të deveve të stampuara në pakot me kanabis, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, V.M., 34 vjeç.

Ndërkohë, 37-vjeçari i arrestuar rezulton i dënuar më parë për veprën penale “armëmbajtje pa leje. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë