Një 46-vjeçar me iniciale D.K., është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Gjatë operacionit për arrestimin e tij, policia i ka gjetur në automjet 46 doza me lëndë narkotike kokainë, gati për shitje dhe një celular të modelit të vjetër “Nokia”, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




