Ka ndodhur

Tiranë, kapen dy persona me 8 kg kanabis në makinë

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Tiranës, pasi u kapën me 8 kg kanabis në makinë. Mësohet se 27-vjeçari me iniciale N.Ç., dhe 53-vjeçari me iniciale L.N., u ndaluan në rrugën “Abdi Toptani” në kryeqytet.

Policia thotë se ka pasur informacion se këta dy persona do transportonin kanabis drejt Valiasit në Kamzë. Dy të arrestuarit kanë qenë pranë një makine të ndaluar dhe kur kanë parë shërbimet e policisë kanë tentuar të largohen, por janë kapur.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 2 aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë