Ka ndodhur

Tiranë, kanabis dhe municion luftarak në banesën me qira

Një 31-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar, pasi i janë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

I ndaluari me inicialet L.Sh., i posedonte këto sende në një shtëpi të marrë me qira në Tiranë. Policia dyshon se i riu tregonte lëndë narkotike kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë