Ka ndodhur

Tiranë, kamioni merr flakë në lëvizje e sipër tek ‘Pallati me Shigjeta’

Gazeta Si – Një mjet tip kamion që ka qenë në lëvizje, është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Policia njofton se kamioni ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht kamioni me drejtues qytetarin me iniciale O.k. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja që po punon për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë