Gazeta Si – Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë.
Sipas policisë, tritoli i ishte vendosur një automjeti të parkuar në pronësi të Oltjon Klosit. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Autori është fiksuar në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin te automjeti.
Sipas burimeve, Oltjon Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës. Dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje