Ka ndodhur

Tiranë, i riu shantazhonte brazilianen se do t’i publikonte videot intime

Gazeta Si – Një 29-vjeçar, Eraldo Dervishi është vënë në pranga në Tiranës, pasi kërcënonte një braziliane se do i publikonte video intime për t’i marrë para.

I riu shantazhonte një 19-vjecare nga Brazili për dhënie pasurie, që të mos i publikonte një video në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi në rrjetet sociale, aty ku gjatë kontakteve me njëri-tjetrin, e reja nga Brazili i dërgonte shqiptarit video intime.

Më pas, 29-vjeçari, i cili i ishte prezantuar brazilianes me emër tjetër, e fton atë për një vizitë në Shqipëri.

Pasi ajo mbërrin në Tiranë, dy të rinjtë janë takuar dhe Eraldo Dervishi i ka marrë asaj pasaportën, të cilën e ka përdorur për ta shantazhuar.

Vajza ka shkuar në polici ka bërë kallëzim duke dorëzuar numrin e celularit të djalit të cilin e njohu në rrjetet sociale.

Shërbimet e Policisë pas hetimeve të kryera e kanë identifikuar kush është dhe e kanë arrestuar.

Brenda pak orësh u bë arrestimi i Dervishit, i cili akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Një aparat celular dhe një pasaportë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë