Ka ndodhur

Tiranë, i riu rreh motrën, dëmton shtëpinë dhe dhomën e komisariatit

Gazeta Si – Një 29-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi dhunoi fizikisht të motrën e dëmtoi orenditë në shtëpi. Policia tha se edhe gjatë shoqërimit në komisarit ai shkaktoi dëme, duke refuzuar prangojen.

Sipas policisë i riu dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit, si dhe tabelat identifikuese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë