Ka ndodhur

Tiranë, i riu kapet me kokainë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Gazeta Si – Një 27-vjeçari me iniciale V.H., i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, është arrestuar këtë të premte.

Policia e ka prangosur në flagrancë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të riun, të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë