Ka ndodhur

Tiranë, i riu kapet me dy pistoleta. Njëra prej tyre me silenciator

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se shtetasi Wasim Hajjazi, me shtetësi shqiptare dhe me precedent të mëparshëm penal, gjatë ndjekjes nga policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Arrestimi i tij në flagrancë u bë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i 24-vjeçarit, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë