Policia e Tiranës njofton se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Institutit në kryeqytet.
Sipas policisë, 30-vjeçari P.S është vetë-hedhur nga Ura e Institutit, e se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se djali i hedhur nga ura, ka thyer dy këmbët.
“Me datë 23.12.2020, rreth orës 12:30; dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Institutit, shtetasi P.S., 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




