Ka ndodhur

Tiranë, i ofroi para të miturës për të kryer marrëdhënie seksuale

Një 47-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se i ka ofruar para një vajze të mitur për të kryer në këmbim marrëdhënie seksuale.

Policia thotë se shtetasi S.G., ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj dy djemve të tij, si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshieje të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj saj.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike. Ndaj 47-vjeçarit rëndojnë akuzat e “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë