Nga Gazeta Si- Policia e Tiranës ka arrestuar dy kinezë pasi i morën një shqiptari, nëpërmjet mashtrimit, kriptomonedhat nga llogaria e tij.
Të arrestuarit X. Zh. dhe X. Zh., 20 e 58 vjec, janë të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht A.S, 30 vjeç, J. Sh., 30 vjeç dhe A. Zh., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë sepse ka dyshime se janë përfshirë ilegalisht në administrim dhe këmbim kriptomonedhash.
Nga hetimet dyshohet se 2 kinezët i kanë dhënë në ambientet e një lokali, 10.000 euro, A. S., në këmbim të kriptomonedhave që ka patur ky i fundit në llogarinë e tij.
2 të arrestuarit i kanë transferuar kriptomonedhat në llogarinë e bashkëpunëtorit të tyre, në Hong Kong, por e kanë mashtruar 30-vjeçarin se transaksioni nuk ishte kryer dhe për këtë arsye ia kanë rimarrë 10.000 eurot.
Policia dyshon se në këtë mashtrim janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



