Gazeta Si – Dy të rinj kanë arritur të përfitojnë 6 mijë euro nga një biznesmen përmes mashtrimit, duke iu prezantuar atij si kryetar i një bashkie.
Policia njofton se në pranga ka rënë Ervis Belollari, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, Arsen Matollari.

Policia ka publikuar edhe videon e momentit kur janë marrë 6 mijë eurot. Biznesmeni i mashtruar rezulton të jetë nga qyteti i Lushnjës dhe kishte aktivitet në tregun e bimëve medicinale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknoën”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Arsen Matollari, 32 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



