Ka ndodhur

Tiranë, i mituri aksidenton për vdekje 82-vjeçarin mbi biçikletë

Gazeta Si – Një 15-vjeçar në Tiranë u arrestua, pasi dyshohet se ditën e sotme në Yrshek, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar për vdekje 82-vjeçarin S.V. , i cili po lëvizte me biçikletë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë