Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, i akuzuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe autori i një aksidenti të ndodhur.
Me automjetin e tij, B.A., banues në Tiranë ka bërë manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, si dhe ka shkaktuar aksident gjatë ndjekjes së policisë.
Një telefonatë kishte njoftuar policinë për të riun dhe menjëherë ajo është vënë në ndjekje të automjetit, e cila ka vijuar nga patrullat e tjera që kanë arritur ta ndalojnë dhe neutralizojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Nga verifikimi me aparatin alkool-testues rezultoi se i riu ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Ndaj 35-vjeçarit, rëndon akuza për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




