Gazeta Si – Tre të rinj nga Tirana janë arrestuar, pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.
Sipas policisë, ata ishin punësuar në një subjekt “Call center” në Yzberisht, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj.
Ata fillimisht prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin qytetarët e huaj, që të investonin në bursën fiktive Forex.
Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy persona të tjerë dhe vijon puna për kapjen e një tjetri.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike, një USB dhe celularë që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. I., 21 vjeç, M. K., 22 vjeç dhe U. T., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 22 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. T., 25 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




